Shërbime
Why Choose Us
Kontrolli dhe Diagnostikimi:
  • Ekzaminime rutinë për të kontrolluar shëndetin oral të pacientëve.
  • Radiografi dentare për të identifikuar problemet që nuk janë të dukshme me sy të lirë, si kavitete të fshehura, sëmundje periodontale, sëmundje të kockave, problematika në zhvillimin e nofullave, ose anomali strukturore.
Pastrimi dhe Kujdesi parandalues:
  • Pastrimi profesional i dhëmbëve si heqja e pllakës dhe gurëzave të dhëmbëve.
  • Fluorizimi për parandalimin e kariesit dentar.
  • Vendosja e silanteve dentare për të mbrojtur dhëmbët nga prishja e dhëmbëve (formimi i kariesit dentar)

Trajtimi i Sëmundjeve të Mishrave të Dhëmbëve:
  • Trajtimi i mishrave të dhëmbëve kundra skuqjes, gjakosjes dhe dhimbjes; dhe i sëmundjeve më të avancuara të tyre
  • Kurimi i xhepave të mishrave të dhëmbëve dhe procedurat e thelluara për pastrim.
Trajtimi i Prishjes së dhëmbëve dhe Restaurimi:
  • Mbushja e kaviteteve me materiale të ndryshme si kompoziti, qeramika, floriri dhe amalgami (sipas praktikave europiane nuk panohet me per shkak te clirimit te merkurit)
  • Vendosja e kurorave dhe fasetave për të restauruar dhëmbët e dëmtuar.
  • Urat dentare për të zëvendësuar dhëmbët e humbur.

Kirurgjia Dentare
  • Heqja e dhëmbëve të dëmtuar ose të bllokuar në kocke. Heqja e rrënjëve të dhëmbëve të mbetura në kockë.
  • Vendosja e implanteve dentare për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur ose të mos krijuar në lindje
  • Ngritja e sinusit dhe shtimi kockor për të mundësuar vendosjen e implanteve dentare në rast mungese të kockës
  • Modelimi i kockave të papërshtatshmë për vendosjen e protezave
  • Heqja e kisteve ose tumoreve beninje të kockave
  • Marrja e biopsive
  • Kirurgjia e mishrave të dhëmbëve
  • Kirurgjia e frenulit në rast limitimi të funksionit të gjuhës apo buzes
Ortodonci
  • Monitorimi i daljes së saktë të dhëmbëve të qumeshtit dhe të përhershëm
  • Trajtimi i problemeve të zhvillimit të nofullave tek fëmijët (ortopedi dento facile)
  • Trajtimi me aparate ortodontike për të rregulluar pozicionin e dhëmbëve dhe kafshimin.
  • Trajtimet me aligner-a të padukshëm (Invisalign) për pacientët që preferojnë një qasje më estetike.
  • Aparate të avancuara me mini implante për trajtimin e rasteve më të vështira

Shërbimet Kozmetike Estetike
  • Zbardhimi i dhëmbëve për një buzëqeshje më të ndritshme.
  • Vendosja e fasetave ose kurorave për të korrigjuar pamjen e dhëmbëve të dëmtuar ose të ngjyrosur.
  • Konturimi dhe formësimi i dhëmbëve për përmirësimin estetik.
  • Kirurgjia e mishrave të dhëmbëve për harmonizimin e buzëqeshjes
  • Botox i muskujve që ndikojnë në harmoninë e fytyrës
Shërbime për Fëmijë
  • Ekzaminime rutinë dhe trajtime preventive të ideuara veçanërisht për fëmijët.
  • Trajtimi i prishjeve të dhëmbëve të fëmijëve
  • Edukimi për higjienën orale
Shërbime Emergjente
  • Trajtimi i dhimbjeve të papritura, infeksioneve dentare, ose thyerjeve dhe lëndimeve të dhëmbëve.